Shpallet në kërkim një
shtetas
Nga Shërbimet e Policisë u bë
shpallja në kërkim e shtetasit :
A.T, 32 vjeç, banues në
Tiranë.Procedimi penal dhe shpallja
në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi : Në datë 10.09.2016 , rreth
orës 23:30 ,në vendin e quajtur "Kthesa e Luftinjës" , punonjësit e
policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte, por shtetasi A.T është larguar me
mjetin tip "Mazda" ,me targa AA 002 LJ ,duke rrezikuar seriozisht
jetën e punonjësve të policisë. Menjëherë Shërbimet e
Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit por ky shtetas ka braktisur
automjetin në lagjen nr 4 të qytetit Memaliaj. Pas kontrollit të ushtruar,
në bagazh të këtij automjeti u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës
materiale një sasi prej 10.3 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit
Cannabis Sattiva. Materialet në ngarkim të
këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime
të mëtejshme ,për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh "
parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
No comments:
Post a Comment