23 September 2016

Ks Luftetari, komenton situaten para ndeshjes me Skenderbeun

Add caption
Luftetari, Miraka : U marrim pike kampioneve 
Gjirokastritet e drejtuar nga Mladen Milinkovic jane duke vijuar pergatitjet per ndeshjen e neserme ndaj Skenderbeut ne transferte.Ne perballjen me shtate here kampionet e Shqiperise,Luftetari nuk shkon i dorezuar por me ambicie per te marre pike.Kompletimi i grupit, si dhe ardhja e lojtareve te huaj qe klubi kishte zyrtarizuar gjate merkatos kane shtuar besimin te Luftetari do te jete dinjitoz,duke mos e diskutuar qendrimin ne Superiore.Portieri Festim Miraka eshte i bindur se nuk do te perseriten me ndeshje si ajo ne Vlore.Ne biseden per gazeten,elbasanasi,i cili luan sezonin e dyte rradhazi me bluzinjte, beson se Luftetari do te marre pike ne Korce."Jemi te ndergjegjshem se perballe korcareve na pret nje sfide e veshtire dhe impresionuese.Per te ardhur ne perballjen me ekipin qe ka bere emer keto sesone te fundit , na eshte dashur te harrojme humbjen deshperuese me Flamurtarin.Tifozet tane mbeten shume te zhgenjyer ,por fitorja me Korabin ka rikthyer besimin dhe forcen e grupit .Skenderbeu eshte nje skuader e forte ,por ne shkojme per pike .Perkushtimi i cunave ne stervitje ,duke shtuar ketu edhe optimizmin e krijuar ne grup pas fitores me Korabin ,jane arsye per te besurar deri ne fund te rezultati pozitiv", deklaroi Miraka per "Panorama Sport". Nderkohe,mungesat e Luftetarit ne Korce jane dy .Behet fjale per mesfushorin Eduart Rroca ,i cili ende nuk eshte riaftesuar nga demtimi i pesuar ne Vlore si dhe sulmuesi senegalez Baptiste Faje.Pas problemeve me vizen,ky i fundit mberrin sot ne Shqiperi she dote jete i gatshem per Luftetarin ne javen e peste,kur bluzinjte do te perballen kundra Lacit.

No comments:

Post a Comment