
Policia tha se në bazë të informacioneve të
marra në rrugë operative ,se një shtetas i shpallur në kërkim lëvizte në
qytetin e Gjirokastrës, nga shërbimet e policisë është organizuar puna për
kapjen e shtetasit A.B ,31 vjeç,
banues në Lazarat, Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë
pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër më datë 26.05.2016 ,
ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit të vendimit Nr. 21-2016-848/149 , datë
19.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila ka caktuar masën
e sigurisë "Arrest me burg" ,për veprën penale "Prodhim dhe
mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit, parashikuar nga neni 278 i
Kodit Penal.
No comments:
Post a Comment