07 September 2016

Kadare, ndër pretendentët kryesorë per NOBEL


Edhe këtë vit, sipas faqes britanike “Nicer Odds”, ai është ndër favoritët, ndërsa nga çasti në çast renditja ndryshon duke e nxjerrë gjeniun e letrave shqipe herë në vend të katërt e herë në të pestin. Fituesi i çmimit “Princi i Asturias”, apo “Man Booker Prize”, herë pas here në faqet e “The Guardian” e mediave të tjera të mëdha të Perëndimit për letërsinë e tij, Ismail Kadare lakohet sërish përkrah emrave si Haruki Murakami, Philip Roth, Adonis, Amos Oz.

I krahasuar me Kafkën dhe shkrimtari më i njohur e më i suksesshëm shqiptar, vepra e tij është përkthyer në 45 gjuhë të botës. Sivjet, në 80-vjetorin e lindjes së tij, shtëpia ku kaloi fëmijërinë është hapur si muze, ndërsa Ministria e Kulturës e ka shpallur 2016-ën, vitin e Kadaresë.



No comments:

Post a Comment