Punët
gjatë Kampit Rajonal të Restaurimit do të konsistojnë në një larmishmëri
projektesh restauruese në banesat historike të Gjirokastrës, si dhe punë
dokumentuese dhe interpretuese. Ndërhyrjet do të zhvillohen në tri banesa
monument kulture të kategorisë së 1-rë: Banesën Angoni, në lagjen Dunavat dhe
banesat Jaho-Babaramo dhe Toro në Palorto.
Ndërhyrjet
restauruese do të gërshetohen edhe me vizita studimore në pikat më tërheqëse
dhe muzetë e Gjirokastrës, në kishën unike byzantine të Labovës së Kryqit dhe në
Butrint.
Kampet
Rajonale të Restaurimit organizohen nga CHwB Shqipëri dhe përfaqësojnë një
model trajnimi të thjeshtë dhe të suksesshëm, i cili nisi në vitin 2007 në
Shqipëri dhe tani është përhapur në katër vende të tjera të Ballkanit.
Objektivat kryesore të kësaj platforme edukative janë përdorimi i trashëgimisë
kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke
krijuar kushte për paqe dhe demokraci, dhe për të ruajtur mjeshtëritë dhe
teknikat tradicionale.
Organizata
“Trashëgimia Kulturore pa Kufij“ i është dedikuar mbrojtjes dhe promovimit të
trashëgimisë kulturore prej më shumë se 20 vjetësh. Më shumë informacion për CHwB
Shqipëri mund të gjeni në faqen web.
No comments:
Post a Comment