12 September 2016

Ish aviatorit nga Lunxheria MIHAL PULERI , i cili sot jeton ne SHBA flet per Aeroportin e Gjirokastres

Se bashku me koleget e mi fluturues kemi kryer shume detyra nga ai aerodrom Nje aerodrom qe nuk ka pengesa dhe te ulesh dhe ngrihesh ne dy drejtime. Ka nje drenazhim te persosur qe sot veshtire te gjesh edhe ne aerodrome me te medhenj. Italianet njihen si me te miret ne bote ne drenazhimet e aerodromeve. Qe te bier shi me gjyma dhe eshte i gatshem per fluturim. Do te tregoj nje histori qe te duket per te qeshur por ka vlera te persosura hidraulike Kam sherbyer 22 vjet ne aerodromin e Tiranes te ndertuar nga italianet. Nje dite nje ushtari i iku delja dhe u fut ne kanalet drenazhuse per ta kerkuar delen dhe doli matane aerodromit rreth 1km se bashku me delen sepse ne dhjetra metra kishte puseta kulluse qe sherbenin dhe si ndricim Tani ai aerodrom eshte mbushur me pallate dhe u zhduk ai aerodrom. Dallohemi per nje te '' mire'' prishim gjithcka per mos tu ndrequr kurre. Persa behet fjale ne Sarande do te mjaftonte nje shesh i vogel per tu ngritur dhe ulur helikopteret Per arsye se shume turiste e kane kohen te paket dhe pamjet e shikuara me helikopter jane te domosdoshme per ata pse jo dhe per ne shqiptaret te sodisim vendin tone te bukur qe shume shqiptare i kane pare keto bukuri nga toka ose nga maja e nje kodre. Tani per tani disa njerez nuk e konceptojne zhvillimin qe do te jap ky aerodrom por nese behet ata do te jene te paret qe do te duartrokasin qe pa e zmadhuar mund te them se do te ndryshoje rrenjesisht jeta e banoreve per rreth kesaj zone. Po mendoj do te anashkalohet kjo mrekulli dhe kot sa lodhemi duke komentuar deri sa i verberi i thote normalit une shikoj me mire se ju. Respekte miqte e mi per mundimin por personallisht i zhgenjyer keto 23 vjet do te zhgenjehem te pakten dhe 23 vjet te tjera

No comments:

Post a Comment