07 September 2016

Hulumtimet e dobishme te Open Data per prokurimet e qeverive vendore,njihni si blejne me parate e taksave sherbimet


Open Data Albana, po hulumton mbi vlera të kontratave publike për blerje artikujsh sipas njësive. Kontratat Publike janë kontrata të financuara me para të taksapaguesve. Ato lidhen me qëllim realizimin e punëve, shërbimeve apo furnizimeve publike. Finalizimi i tyre bëhet përmes procedurave të prokurimit publik. Sa më e rregullt të jetë gara publike, aq më me eficencë shpenzohen paratë e taksapaguesve përmes kontratave. Në rastin në fjalë Open Data Albania, bazuar në të dhëna të databazës së Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka analizuar çmimin për njësinë “Dru Zjarri” kryesisht për shkollat dhe konviktet sipas Autoriteteve Kontraktuese, institucione buxhetore të njësive të qeverisjes vendore Bashki. Analiza vlerëson se cili është tenderi dhe kontrata me çmimin më të lartë për njësi, sipas: a. fondit limit të shpallur dhe b. vlerës së ofertës fituese. Kjo analizë është realizuar për periudhën 2015 dhe 2016 për njësi të qeverisjes vendore sipas ndarjes së re administrative dhe territoriale. Në analizë është marrë edhe diferenca mes çmimit për njësi parashikuar në fondin limit caktuar nga Autoriteti Prokurues, dhe çmimit për njësi vendosur sipas ofertës së shpallur fituese.
  • Vlerat ndryshojnë ndjeshëm nga një bashki në tjetrën. Kështu nëse në Tiranë një metër stere është blerë me 7333 lekë, në Përmet apo Korçë e njëjta njësi është blerë me vlerë tre herë më të vogël. Në çmimin e vendosur ndikojnë mjaft kritere ku më të rëndësishme janë konkurrenca dhe gara e rregullt pa ndërhyrje.
  • Sipas Analizës: Autoriteti që parashikon çmimin më të lartë për njësi është Drejtoria Nr.3 e Punëtorëve Tiranë me çmimin 7 527 lekë për metër stere. Vlera totale e kontratës është 5 166 670 lekë, lidhur në datën 28.12.2015 me kontraktorin ALCANI SHPK. Lloji i procedurës është Kërkesë për Propozim. Në garë morri pjesë vetëm një konkurrent. Sasia e blerë është 686.4 metër stere. Çmimi veç furnizimit me lëndën e blerë, parashikon edhe kosto të shërbimit të transportit në territorin e mbuluar nja kjo Drejtori.
  • Kjo kontratë ndërmjet Drejtorisë Nr.3 të Punëtorëve Tiranë dhe Kompanisë ALACNI SHPK është ripërsëritur me procedurë negocimi të drejtpërdrejtë (pa garë) në datën 17.02.2016 me vlerë e fondit limit 5 191 670 lekë. Tabela dhe Vizualizimi janë tek artikulli i publikuar nga Open Data Albania.
  • Po në renditje si kontrata me çmimin më të lartë pason shpallja e tretë e kësaj Drejtorie dhe përkon me datën 03.08.2016 ku çmimi për njësi sipas fondit limit është 7 333 lekë për metër stere. Edhe këtë prokurim e ka fituar e njëjta kompani duke paraqitur një ofertë të barabartë me fondin limit. Fondi limit total është 6 013 330 dhe sasia e kontraktuar me këtë fond është 820 metra sterë. Procedura është karakterizuar nga mungesë konkurrencë e cila është pasojë e disa kritereve tepër strikte të të shpalljes së datës 22.06.2016 dhe rishpallje që e shoqëron. Pasaporta e tenderit me shpallje dhe rishpallje.
  • Po për territorin e bashkisë Tiranë, kemi vlera të larta edhe në shpalljet e një drejtorie tjetër të kësaj njësia që është Drejtoria nr 2. Çmimi për metër stere për këtë institucion është 6 131 lekë për metër stere. Bashkitë Krujë dhe Kukës pasojnë renditjen sipas çmimeve të fondit limit me 4 000 lekë dhe 3 500 lekë. Korça dhe Përmeti kanë dhe çmimet për njësi më të ulëta në shpallje.
  • Bashkitë Krujë, Përmet dhe Durrës kanë diferencën më të lartë në përqindje, mes çmimit që propozohet në fondin limit dhe çmimit që shpallet fitues sipas ofertës. Kjo diferencë tregon cilësi të garës dhe nivel të mirë konkurueshmërie. Vlera zero si diferencë mes çmimit të parashikuar nga autoriteti dhe çmimit të ofertës fituese (diferencë që tregon eficencë ekonomike) është shënuar në rastin e Prokurimit Publik të Drejtorisë nr. 3 të Punëtorëve mbajtur në muajin Gusht 2016.
Vlera e kontratave parashikohet përmes një fondi limit të caktuar, dhe më pas vendoset sipas ofertave të pjesëmarrësve në garë. Vlera e Ofertës duhet të jetë e drejtë, dhe e përcaktuar në konkurrim të lirë mes operatorëve. Në javët që vinë Open Data Albania do të publikojë të tjera lista të çmimit të blerjes për njësi sipas baskive. Tendera të Bashkive ju mund ti gjeni në portalin tonë Open Procurement Albania. Për tendera specifik ju mund të përdorni filtra të kërkimit sipas llojit të procedurës, autoritetit prokurues, vlerës limit apo numrit të konkurrentëve.

No comments:

Post a Comment