08 September 2016

Gabriel Garko flet per filmin qe ka si "fiction" edhe Lazaratin

Gabriel Garko iu përgjigj nteresimit të gazetarëve, nga ku tha se “jam i lumtur që jam këtu dhe po jetoj një periudhë historike që ju e njihni dhe e keni jetuar më mirë se unë. Është gjithmonë tërheqëse të njohësh kulturën e një vendi që është shumë afër Italisë por në disa drejtime mund të jetë shumë larg. Po më tërheq shumë dhe nuk e njihja historinë e Lazaratit, por duke e dëgjuar nga ju është shumë më ndryshe”. Në një prononcim për ATSH-në, aktori i mirënjohur Italian, Gabriel Garko tha se “ky film aksion ka të veçantë historinë e një djali që ia vrasin prindërit, e për këtë arsye ai bëhet polic dhe hakmerret më vrasësit, përmes ligjit. I gjithë filmi është i veçantë sepse sjell në vëmendje kurajën dhe shpresën për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Është një produksion i madh për të sjellë Shqipërinë në një këndvështrim tjetër sepse filmi është një mënyrë për të bërë botën të ndryshojë mendim”.

No comments:

Post a Comment