24 September 2016

Fondi i Zhvillimit: ne perfundim rruga e Bulos

Bashkia e libohoves tha se po shkon drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës së fshatit Bulo. Pas sistemimit ka nisur faza e dytë e punimeve, asfaltimi dhe më tej vendosja e sinjalistikës. Ky investim i rëndësishëm realizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Veç rrugës po merr një pamje të re edhe qendra e fshatit. Kryebashkiakja Luiza Mandi inspektoi nga afër punimet, si dhe u takua me banorë të fshatit. Rikonstruksioni i kësaj rruge me gjatësi rreth 3 kilometra lehtëson ndjeshëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave drejt tregjeve, kryesisht prodhimeve bujqësore e blegtorale të fshatit. Inagurimi i rrugës së re do të bëhet në një kohë të mëvonshme.

No comments:

Post a Comment