15 September 2016

Femijet e Valarese,kauza e tyre eshte e drejte,ka pergjegjesi shoqeria te shkojne ne shkolle te sigurte


Bashkai e Gjirokastres tha sebanorë të fshatit Valare, prej tri ditësh kanë ngritur shqetësimin e tyre për lëvizjen e nxënësve të arsimit parashkollor e parauniversitar. Bashkia Gjirokastër i përmbahet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 682, datë 29.07.2015 “Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit”, i cili në nenin 1, pika b, ka përcaktuar: “Përballimi nga fonde publike të shpenzimeve për nxënësit që ndjekin institucionet arsimore publike të arsimit bazë, ose kopshte publike që udhëtojnë, nga vendbanimi i përhershëm në një vendbanim tjetër mbi 2 km, larg institucioneve arsimore publike më të afërta. Në asnjë rast nuk përfitojnë shpenzime transporti nxënësit që udhëtojnë mbi 2 km, nëse në vendbanimet e tyre funksionojnë institucionet arsimore publike”.
Për të zgjidhur këtë ngërç, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve iu dërgua peticioni, i firmosur nga Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, banorët e pranishëm në takim si dhe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.

No comments:

Post a Comment