25 September 2016

Arif Huso, mjeshtër i çatisë-Trashegimi Kulturore pa Kufij :portrete per mjeshterit gjirokastrite

Arif Huso, mjeshtër i çatisë

"Kam mbaruar të mesmen profesionale në vitin e largët 1982. Që atë vit fillova të punoj në Atelie (sot DRKK-Gjirokastër). Pas vitit të mbrapshtë ‘97 u largova në Greqi. Në 2010-n u ktheva sërish në DRKK dhe mund të them që nuk kam lënë fshat, kishë a xhami pa punuar “rëndshëm”. Puna më e vëshirë që kam bërë ka qenë të Kokalarët. Në 1991 i qe spostuar “çatmaja” me 30 cm. Gjatë asaj kohë vetëm dy orë gjumë bëja natën, se kohën tjetër mundohësha të gjeja një zgjidhje për të shpëtuar çatinë. E si mos ta dua këtë zanat! Është bërë pjesë e jetës sime. E filluam 50 veta profesionalen, sot vetëm unë vazhdoj të punoj si usta çatie. Nuk ka ditë të Perëndisë që të mos ngjitem në çati. Edhe djali punon me mua në çati, që prej moshës 10 vjeçare. Në punë jam kërkues, aga! Më shijon shumë trashëgimia. Edhe ndërrimi i një dërrase të kalbur në çati më trishton. Studentët në banesën Angoni janë të interesuar, punojnë deri në sakrificë. Se të përshtatesh me çatinë është e vështirë, që ta dini..."

No comments:

Post a Comment