07 August 2016

Zbuloni kalate e fshehura te Jugut


Kalaja e Këlcyrës, e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë ndodhet në afërsi të qytetit Këlcyrë, Bashkia Këlcyrë. Është një fortifikim mesjetar, i ndërtuar në ekstremin jugor të malit Trebeshinë, në lartësinë mbi 300 metër. Daton në shekullin III para Krishtit dhe në muret e saj janë përdorur si spolje një shumë blloqesh antikë. Në anën veriore dhe lindore ruhen trake « In. Situ » të fortifikimit antik, të cilat tregojnë se fortifikimi ka pasur planimetri trekëndëshe me sipërfaqe rreth 0.8 ha. Muret e fortifikimit antik qarkojnë shkëmbin nga veriu dhe lindja, ku shpatet bien me pjerrësi, ndërsa në anën perëndimore mbrojtja i është besuar natyrës. Gjendja e konservimit të mureve është e pamatshme, me përjashtim të fragmentit të murit në anën e humnerës që arrijnë lartësinë deri në 2 metër. Deri më sot nuk është bërë asnjë ndërhyrje, as gërmime dhe as restaurime. 
Zë një sipërfaqe prej 0.8 hektarë.

No comments:

Post a Comment