Qeveria
ka ndërmarrë hapin e parë për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit
për fluturime ndërkombëtare. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrinë e
Transportit dhe Autoritetin e Avicionit Civil që të kryejnë tenderimin e
projektit për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin aeroportit. Shuma
e vënë në dispozicion është 30 milionë lekë. Studimi do të përcaktojë vendin se
ku do të ndërtohet ky aeroport, numrin e mundshëm të udhëtarëve dhe përfitimet.
I gjithë procesi do të monitorohet nga Ministria e Trasnportit. Me përfundimin
e studimit do të vendoset nëse investimi do të jetë publik apo privat. Plani
për ndërtimin e kësaj vepre ka për qëllim rritjen e numrit të turistëve të huaj
në zonat bregdetare të jugut.
/Top
Channel
No comments:
Post a Comment