11 August 2016

Marijuane ne Tepelene dhe Memaliaj

Policia  tha se ka vijuar me aksionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje është njoftuar për asgjësimin e 3.050 bimëve të dyshuara si marijuane. Operacionet policore janë zhvilluar  në Tepelenë, ku janë asgjësuar 750 bimë hashashi dhe  në Memaliaj, ku janë asgjësuar 2.300 bimë. Droga e asgjësuar me anë të djegies në Memaliaj u zbulua në vendin e quajtur Drobil të fshatit Krahës dhe ishte mbjellë në 5 parcela Ndërsa operacioni policor në Tepelenë është zhvilluar në vendin e quajtur “Korije” të fshatit Kurvelesh, e ku bimët narkotike ishin mbjellë në 3 parcela.

No comments:

Post a Comment