Asgjësohen rreth
10 000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva
Nga kontrolli i
ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të
kultivimit të bimëve narkotike në Njësinë Administrative Petran Përmet , në
vendin e quajtur "Përroi i Dardhës - Zerec", u konstatuan dhe u
asgjësuan në gjashtë parcela të hapura rishtaz 5000 bimë të
dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu nga
kontrolli i ushtruar pranë këtyre parcelave , u gjetën dhe 5000 bimë të
dyshuara narkotike të mbjella në kubik plastik. Bimët u asgjësuan
në vend me anë të djegies. Policia po punon
për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i
kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për
veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".
No comments:
Post a Comment