25 August 2016

Operacion i gjere policor ne Memaliaj

Vijojnë operacionet anti Cannabis .
Asgjësohen rreth 18 200 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva .
Operacion i zhvilluar nga Stacioni i Policisë Memaliaj dhe Forcat e FNSH -së.

Nga ana e Shërbimeve të  Stacionit  të Policisë Memaliaj më bashkëpunim me forcat e FNSH , u zhvillua një operacion anticanabis , ku  në vendin e quajtur "Marglliç", Kalivaç, Njësia Administrative Krahës  ,Memaliaj ,  në 25 parcela  të hapura rishtaz  , u asgjësuan 18 200 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".

No comments:

Post a Comment