11 August 2016

Nje aeroport qe nuk eshte luks por nevoje

Nga Ago Basha
Nese Gjirokastres do ti shtohej edhe nje aeroport i vogel civil , besoj se vlerat e kesaj krahine do te riteshin.

Mbase per skeptiket kjo mund te duket ende nje marezi por ne optiken time eshte nje domosdoshmeri. Nuk eshte luks qe qyteti i skajshem jugor te kete nje aeroport civil, por trendi ne ritje i turizmit e kerkon tashme kete gje.Cdo dite ne Gjirokaster vijne me dhjetra turiste te huaj, por edhe mjaft shqiptare nga treva te ndryshme te Shqiperise, me qellimin e vetem te shohin zonen muzeale te qytetit te gurte. Nese do te kishim nje aeroport, mjaft turiste te huaj qe vijne pushojne ne ishullin e Korfuzit, fare mire per nje fluturim disa minutesh mund te vizitojne edhe Gjirokastren. Shumica e turisteve te huaj qe sot vizitojne Gjirokastren vijne pikerisht nga ishulli i Korfuzit dhe me autobuza nga qyteti i Sarandes. Vendosja e Gjirokastres ne harten e qyteteve qe kane aeroport ( ne Shqiperi vetem dy qytete e kane fat) do ti jepte akoma me vlere jo vetem qytetit te Gjirokastres, por edhe te gjithe rajonit jugor. Le te mesojme pak nga fqinjet tane jugor, jane dhjetra aeroporte civile ne zonen veriore te Greqise dhe asnje ne jugun e Shqiperise duke krijuar nje vakum. Nga eksperianca ime personale, ne itenerarin Frankfurt-Athine, piloti lajmeronte te gjithe aeroportet ku avioni do te kalonte ne raste emergjence. Pas aeroportit te Podgorices vinte ai i Tiranes dhe pastaj nje hapesire boshe deri ne aeroportin e Janines. Ndersa avioni fluturonte mbi luginen e Drinos, degjohej vetem ushetima e motoreve.Le ti kthehemi serisht aeroportit. Mendoj se nje lobim pak me i fuqishem i personaliteteve gjirokastrite qe kane influence mbi qeverite shqiptare do te ishte nje shtyse e madhe ne forcimin e idese dhe zbatimin e saj ne ndertimin e aeroportit te Gjirokastres.

No comments:

Post a Comment