24 August 2016

Nismetarit e forumit te Aeroportit flasin per nismen

Inxhinieri Bexhet Cobani shpjegon misionin e Forumit


TE NDERUAR DASHAMIRES TE AEROPORTIT TE GJIROKASTRES 
Jam i obliguar te them dy fjale per FORUMIN E AEROPORTIT TE GJIROKASTRES

Ky forum ka filluar te funksionoje mbas viteve te veshtira te 1997, kur cdo gje ne Gjirokaster filloi te shkaterohej, po ashtu edhe aeroporti i saj i cili deri ne ato momente funksiononte, ishte detyra jone e intelektualeve te Gjirokastres te benim te pa munduren, te mbronim ndergjegjen e saj vlerat e saj. Ne ato momente te veshtira ne kete aeroport u ulen personalitete si Prodi, Vranicki, Fino etj,,. Ne fakt ne nje grup intelektualesh vendosem te bejme gjithshka qe aeroporti te ngelet si nje nga vlerat e patjetersueshme e Gjirokasters. Ky forum sot ka mbi 3500 anetare, te cilet jane vullnetare dashamires dhe asnjehere te paguar, apo te mbeshtetur nga ndonje projekt per perfitime, anetare te ketij forumi kane dhene kontribute morale intelektuale sepse e shikojne kete veper si nje vlere te Gjirokastres qofte nga ana historike ashtu edhe konkrete ne zhvillim te turizmit, Forumin e kane mbeshtetur specialiste te huaj me projekte studime, te cilat ne i kemi reklamuar ne faqet e forumit, vlen te theksojme se nga gjith aerodromet ne Shqiperi ky i Gjirokastres eksiston ne pamje fizike dhe pronesore, fale luftes perpjekjeve kontributit te anetareve te forumit, pa dallime politike, fetare, krahinore vetem me deshiren e mire ta mbrojme Aeroportin tone.

No comments:

Post a Comment