27 August 2016

Ndalohet një shtetas për veprat penale "Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim


Ndalohet një shtetas për veprat penale "Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim " dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake ".
Nga specialistët për Krimet e Rënda në D.V.P Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit : L. S. , 28 vjeç, banues në Memaliaj. Ndalimi i këtij shtetasi u bë  në funksion të procedimit penal me Nr. 98/1 të vitit 2015 i pezulluar dhe i rifilluar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas është një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë më datë 03.03.2015 në fshatin Dukaj, Tepelenë. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy aparate celularë dhe një automjet tip "Mercedes " me targa IMZ 8995. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

No comments:

Post a Comment