13 August 2016

Muzeu Kokalari kujton Musinene...

Nje dite gushti si sot do te shuhej ne regetimat e fundit trupi i ligur i te madhes Musine. Me gjithe vuajtjet qe pesoi ne jete po largohej e qete per ne qiell. Pak dite para se te mbyllte syte perjetesisht u kishte dorezuar te afermve te saj Platon e Bibika doreshkrimet, librat e bibliotekes, sende te saj personale, ato pak gjera qe i konsideronte te vlefshme per te mos u varrosur bashke me te.

Ne vetedijen e saj pranonte rrugen qe i kishte caktuar fati, prandaj kembengulte leter pas letre qe te afermit e saj te shkonin te merrnin doreshkrimet. Bibika tregon se Musineja kishte paketuar gjithshka ne menyre perfekte. Pasi ua dorezoi nxorri nje psheretime lehtesimi dhe u ul duke thene: "Tani jam e qete. Mund te shkoni".
Ndoshta ajo e dinte me pare se te tjeret qe do te vinte nje dite ndryshe.
Shteti komunist u perpoq sa mundi ta varroste ne harrese, por ajo driteron gjithmone e me shume.
E mira, e drituara, e mencura, e pagjunjezuara, e paharruara Musine.

No comments:

Post a Comment