17 August 2016

Memaliaj,Arrestimet per narkotike

Arrestohet babë e bir pasi në makinën me të cilën udhëtonin transportonin 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike.

Nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve (babë e bir) :

Gjolek Harizi , 44 vjeç, banues në fshatin Izvor , Memaliaj (Punonjës i IEVP Tepelenë ).
Irdi Harizi , 22 vjeç, banues në fshatin Izvor ,Tepelenë, pasi :

Në vendin e quajtur  "Kthesa e Luftinjës"  , Memaliaj nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip "Benz" , me targa AA 724 KM , që drejtohej nga shtetasi Gjolek Harizi , u gjetën dhe u sekuestruan 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.


Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

No comments:

Post a Comment