27 August 2016

Memaliaj. Vijojnë aksionet antimarijuane,Asgjësohen rreth 6 500 bimë


Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike , vendin e quajtur "Përroi i Kuq " ,Rrapaj , Njësia Administrative Luftinjë ,Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela 1 200 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në afërsi të fshatit Luftinjë 1, Njësia Administrative Luftinjë ,Memaliaj u konstatuan dhe u asgjësuan në 1 parcelë 5 300 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale " Kultivim i bimëve narkotike ".

No comments:

Post a Comment