23 August 2016

Marijuana ne Kurvelesh...

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në afërsi të fshatit Lekdush, Njësia Administrative Kurvelesh,Tepelenë u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela 1400 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu në afërsi të fshatit Progonat u konstatuan dhe u asgjësuan në 2 parcela 650 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike"

No comments:

Post a Comment