22 August 2016

Kundershtoi policet bashkiake, arrestohet

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake për kryerjen e detyrës.

Nga Specialistët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Th. S , 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi :

Në tregun, në lagjen "Granicë" , Gjirokastër ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake gjatë kryerjes së detyrës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

No comments:

Post a Comment