16 August 2016

Kalate e Jugut ne 3D, Projektit NetCastle

I përfshirë në kuadrin e programit Operacional të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri 2007- 2013, Projektit  “Krijimi i Rrjetit dhe Promovimi i Kështjellave” i njohur me akronimin “NetCastle” përmbush qëllimin e tij kryesor: zhvillimit të turizmit kulturor permes e-turizmit, në sajë të cilit janë realizuar digitalizimi i 10 kalave në Ishujt Ioniane dhe Rajonin e Epirit (5 kala në ishullin e Korzufit dhe 5 në Thesproti) dhe 12 kalave Prefekturën e Gjirokastrës.

Mbështetur në:
përvojën dhe frymën bashkëpunuese të programeve ndërkufitare Greqi- Shqipëri,kërkimin e ideve dhe rrugëve të reja për evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore 
të të dyja vendeve, shfrytëzimin e strukturave të ngritura, përvojën e përftuar dhe mësimeve të nxjerra për ta ngritur këtë bashkëpunim në një nivel të ri, përdorimin e teknologjive të reja dhe turizmit elektronik, 
mund të thuhet se projekti NetCastle ka përmbushur objektivin e tij të përgjithshëm duke kontribuar në fuqizimin e turizmit me synim zhvillimin ekonomik ndërkufitar për zonat që mbulon. Nëpërmjet promovimit të kështjellave të këtyre zonave, duke nxjerrë në pah dhe përcjellë një produkt kulturor të përbashkët që synon fuqizimin e industrisë turistike, produkti i këtij projekti nxit më tej bashkëpunimin kulturor dhe solidaritetin mes dy popujve. 
Promovimi i elementëve të përbashkët kulturore përtej kufijve, tërheqja e vëmendjes në këto udhëkryqe kulturash u bë i mundur falë përdorimit të teknologjisë së re, si platformë që përçon vlerat historike e kulturore të zonës nëpërmjet krijimit të një rrjeti për vrojtimin, rinovimin dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore të kështjellave historike në rajonet e sipërpërmendura, me impakt të drejtpërdrejtë në nxitjen e industrisë së turizmit në këto zona, duke ofruar një udhëtim në kohë dhe hapësirë, në formatin 3D. 
Bashkëpunimi shqiptaro-grek përmes projektit në fjalë, shkëmbimi i përvojave të ndërsjella, angazhimi përkrah pushteteve publike dhe popullsisë, vënia në përdorim e një metode pune dhe një kuadri konceptual të përbashkët, janë disa nga faktorët që i dhanë besim zbatuesve të këtij projekti të angazhohen për të demonstruar rrënjët e lashta europiane të këtyre hapësirave. Kjo dëshmon njëkohësisht se kështjellat e këtyre zonave i përkasin jovetëm trashëgimisë kulturore shqiptare e greke, por dhe trashëgimisë europiane e botërore, thënë ndryshe duke krijuar një vizion global të këtyre zonave për të gjendur vendin e tyre në gjirin e ndërgjegjes europiane.

No comments:

Post a Comment