18 August 2016

Kalaja e Labovës së Kryqit


Kalaja e Labovës së Kryqit, e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1963, ndodhet pranë fshatit Labovë e Kryqit, Bashkia Libohovë. Fortifikimi është ndërtuar në një masë shkëmbore të shkëputur prej malit Bureto në perëndim të Labovës. Ky vendbanim identifikohet nga studiuesit edhe me emrin Paleokastër, pasi kodra mban këtë emër. Gjatësia mesatare e konservuar e mureve është rreth 160 m. Në anën jugore ndodhet një kullë në formë trapezoidale, ndërsa në anën perëndimore një hyrje e përforcuar me kullë gjysmë rrethore. Brenda perimetrit të murit dallohen ndërtime shtëpish. Informacionet për kohën e ndërtimit janë sporadike, por mendohet që faza e parë e ndërtimit i përket shek. V para Krishtit. Zë një sipërfaqe 78 ha.

No comments:

Post a Comment