10 August 2016

Kalaja e Gjirokastrës


Net Castle

Kalaja e Gjirokastrës, e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1948, ndodhet në qytetin e Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb që ka formë kurriz- peshku dhe sundon me lartësinë e saj gjithë qytetin. Ka planimetri të çrregullt dhe të përzgjatur, mbrohet nga 7 kulla që kanë forma poligonale dhe trapezoidale dhe përshkohet nga 4 hyrje, prej të cilave 3 janë kryesore dhe njëra e dorës së dytë. Hyrja veriore mbrohet nga krahu i djathtë prej kullës së përshkruar si dhe murit në vazhdim të saj, që është pajisur në këtë drejtim me frëngji të shumta për armë zjarri, ndërsa porta është trajtuar në mënyrë monumentale. 
Porta jugore është më pak e mbrojur, megjithëse dhe ajo është trajtuar në mënyrë monumentale, madje e punuar më me kujdes. Porta e tretë kryesore, e quajtur « Porta e Vezirit » ndodhet përballë portës jugore në anën tjetër të kalasë. Kalaja ka disa faza ndërtimi, 
Një fortifikim që zë një vend ndërmjetësor midis qytetit të fortifikuar dhe kështjellës është kalaja e Gjirokastrës, kështjellë nga përmasat dhe qytet i fortifikuar nga vendosja e shumë banesave brenda saj. Këta tipa fortifikimesh me zgjerimin e vazhdueshëm të qytetit të dalë jashtë mureve dhe spostimit të qendrës së pazarit, fillojnë të luajnë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Nga kalaja mesjetare e Gjirokastrës para pushtimit të saj nga Ali Paasha ruhen vetëm pak gjurmë, pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja, ndërsa kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur. 
Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena më 1812 dhe menjëherë filloi rindërtimin e saj. Kalaja përmbante përveç barakacve për vendosjen e një garnizoni prej 5000 ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevohsghme, Kalesa nëntokësore të çonin në të gjitha drejtimet e kësaj kalaje, që komandohej nga një bastion pranë këndit juglindor, për ndërtimin e të cilit kishin punuar afro 1500 fshatarë. Një pjesë e mirë e këtyre kthinave si dhe e ndërtimeve të tjera mbitokësore ruhen edhe sot në gjendje mjaft të mirë. Nga ana arkitektonike ajo është trajtuar si dy hyrjet e tjera.

No comments:

Post a Comment