10 August 2016

Ka ende shofere te dehur ne rruge, drejtonin mjetet në gjendje të dehur , arrestohen në flagrancë dy shtetas

Nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Spiro Miha  , 44 vjeç, banues në fshatin Bulo,  Gjirokastër,  pasi :
Në aksin rrugor Gjirokastër - Libohovë , në vendin e quajtur "Ish Reparti Ushtarak" , u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorçikletën tip "Jamaka" , me targ PKH 349.
 Gjithashtu nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi :
Mirat Hamiti , 41 vjeç, banues në Gjirokastër  , pasi:
Në aksin rrugor Gjirokastër -Libohovë , në vendin e quajtur "Ish Reparti Ushtarak" , u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip " Ford" , me targa AA 830 DF .

Materialet ne ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Drejtim automjeti në gjendje të dehur "  parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment