13 August 2016

Jehone ne Shqiperi dhe Kosove per lobimin per Aeroportin e Gjirokastres

Pas lehtësirave ligjore për heqjen e monopoleve mbi aeroportet në jug të vendit, po lobohet edhe më intensivisht për ngritjen e një aeroporti në Gjirokastër, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Me një peticion zyrtar, të mbështetur edhe prej autoriteteve lokale në Gjirokastër, u bë kërkesa e parë e pëbashkët e Forumit për Aeroportin, qytetarëve dhe të zgjedhurve, drejtuar qeverisë gjatë muajit maj.
Piloti Agim Muçaj shprehet: “Një aeroport ndërkombëtar nuk e afron turizmin. Ne e kemi shumë afër Janinën dhe Korfuzin. Aerodromet e vegjël janë në funksion të turizmit”.
Ndërsa Bexhet Çobani, anëtar i Forumit, shtoi: “Kërkojmë që të vihet në funksion të turistëve dhe qytetarëve të Gjirokastrës. Ky aeroport të jetë rajonal me funksion ndërkombëtar. Vënia në funksion e tij kërkon vetëm 5 milionë euro. Duam të thithim turizmin”.
Aerodromi i Gjirokastrës u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga italianët, ndersa pas vitit 1944, shërbimi civil në aeroportin e Jugut u ndërpre. Prej vitesh qarkullon nje project per riaktivizimin e ketij aeroporti sipas se cilit, ky aeroport i ka të gjitha kapacitetet teknike për rikthimin e fluturimeve dhe kryesisht të atyre me avionë me kapacitet të vogël

No comments:

Post a Comment