25 August 2016

Inxhinieri Cobani flet per argumentet pro Aeroportit ne Gjirokaster

TE NDERUAR DASHAMIRES!
Gjirokastra , si qender rajonale e ka pasur aeroportin e saj qysh para 80 vitesh … pra ne sot kerkojme te riaktivizojme ate si nje realitet infrastrukturor komunikimi i nje rendesie te vecante per zhvillimin rajonal , i cili ekziston dhe ka funksionuar per shume vite , por fatkeqesisht sot nuk po funksionon! Nuk ekziston asnje rast ne boten e zhvilluar qe aeroporti te mbyllet , qofte dhe per arsye te krizave ekonomike , perkundrazi eshte i sygjeruar si element infrastrukturor qe shton kontaktet duke ndihmuar per daljen nga krizat ! Nje qender e rendesishme turistike rajonale me standarte europiane nuk mund te kuptohet pa prezencen e nje aeroporti .
Pikat eforta per rivenien ne funksion te aeroportit te Gjirokastres :
1. Gjirokastra kerkon te riaktivizoje aeroportin e saj historik 80 vjecar , i cili i ka sherbyer ketij rajoni ne dite te mira dhe te keqia, edhe sot ne cdo emregjence.
2. Aeroporti i Gjirokastres eshte ne vije ajrore mbi 100 km nga ai i Rinasit dhe ka mundesi te jete aeroport Rajonal nderkombetar, pa penguar ndertimin e cdo aeroporti tjeter, kudo qofte ne shqiperi greqi apo kudo gjetke.
3. Gjirokastra eshte Qendere rendesishme administrative ; qender prefekture , qarku ku kane zyrat gjithe drejtorite rajonale per Jugun e Shqiperise.
4. Gjirokastra qytet ne UNESKO , pasuri e trashegimise kulturore boterore , perben nje vlere te vecante.
5. Gjirokastra eshte nje ngaQendrat me t e rendesishme te Turizmit Kulturor gjithvjetor , me nje ritje progresive te vizitoreve nga viti ne vit. Vetem vitin qe shkoi sipas statistikave te peraferta kane qene rreth pesedhjet mije vizitore qe vizituan qytetin e gurte.
6. Qender e rendesishme Tregetareku operojne disa prej kompanive ne te medha te Shqiperise .
7. Qendra mee rendesishme e Industrise se amballazhimit te ujit , me rreth gjashte fabrika ,si dhe industria e perpunimit te qumeshtit ,drurit , gurit , agroindustria , plastika , ndertimi etj.
8. Qendra mee madhe Bankare ne Jug te vendit , me rreth dymbedhjet filiale bankash vendase dhe te huaja.
9. Ne Rajonin e Gjirokastres jane tre pika doganore; Kakavia,Tre Urat dhe Sopiku te cilat perballojne fluksin me te madh te levizjeve me shtetin fqinj Greqine. Sipas statistikave vetem Kakavia ne ditenormale ka rreth nje mije persona qe levizin me autobuza ose mjete te tjera ndersa ne fundjava dhe periudhe festash levizja ditore eshte rreth pesemije persona.
10. Pozicion gjeografiki Rajonit te Gjirokaster eshte i favorshem si vend kalim dhe kryqezim rrugesh lokale , kombetare dhe nderkombetare , ku spikat afersia me Greqine si dhe afersia me portin nderkombetar rajonal te Igoumenices , ky i fundit lehtesisht i arritshem fale edhe nje rjeti komunikim rrugor te nivelit bashkekohor.
11. Gjirokastra eshte ne qender te trekendeshit me pasurite me te medha kulturore dhe mjedisore si dhe e fluksit turistik : BUTRINT-GJIROKASTER-BERAT.
12. Lugina e Drinos shume e pasur me site arkeologjike , ku spikasin dy parqe arkeologjik, Antigoneja dhe Hadrianopolis, si dhe shume site te tjera me emer .
13. Gjirokastraka qene dhe eshte Qendra Universitare dhe shkollore me e rendesishme ne Jugun e Shqiperise.
14. Gjirokastra eshte qendra Mediatikeme e madhe ne Shqiperi pas Tiranes.
15. Shkrimtari I.Kadare me emrin dhe vepre e tij e ka bere shume te njohur Gjirokastren , gje qe nxit fluksin e turisteve per te vizituar Gjirokastren.
16. Rajoni i Gjirokastres shume i pasur edhe me Monumente te te natyres si Parqet Natyrore te Hotoves , Benjes (Permet) , Ujit te Ftohte ( Tepelene) , Viroit, Cajupi dhe Sotira (Gjirokaster), Rapi i Libohoves etj,,.
17. Distancanga Tirana e ben te domozdoshem funksionin e aeroportit edhe si nje qendre per emergjencat civile dhe shendetesore sipas standarteve nderkombetare .
18. Aeroportii Gjirokastres sipas specialisteve ndodhet ne nje pozicion shume te favorshem per pritur dhe percjelle te apasionuarit e fluturimeve me avion sportiv dhe turistik ,duke e bere ate shume atraktiv per aereoklubet vendase dhe te huaja .
19. Ne baze te eksperiencave nderkombetare , por dhe sygjerimeve konkrete te specialisteve vendas dhe te huaj te aviacionit te shprehura ne shume studime per Aeroportin e Gjirokastres rezulton fakti se ky aeroport i ka te gjitha elementet teknik per te qene nje aeroport rajonal nderkombetar.
20. Aeroporti nuk eshte LUKS , aeroporti eshte infrastrukture europiane e domozdoshme per te dale nga ritmet dhe zhvillimet ku Gjirokastra dhe rajoni jane fatkeqesisht sot !
21. Aeroportinuk i duhet rajonit vetem per Turizem por dhe per Emergjencat Civile ..aeroporti na duhet Ne per dite te mira dhe te keqia !
Te nderuar miq dashamires intelektuale ,Gjirokastra ka nevoje per mbeshtetje pozitive per te ndertuar ura komunikimi dhe projekte zhvillimi. Aeroportet ne gjithe boten kane sjell vetem zhvillim.
NE I BEJME THIRJE GJITH OPINIONIT QYTETAR LE TA MBESHTESIM RIAKTIVIZIMIN E AEROPORTIT TE GJIROKASTRES
ME RESPEKT

INXHINIER. BEXHET ҪOBANI

No comments:

Post a Comment