27 August 2016

Grupi Polifonik " ARGJIRO ",kenga qe del nga dinastia Çenko




Grupin Polifonik “Argjiro” me udhëheqës Roland Çenko mbart Titullin “Mjeshtër i Madh” , akorduar nga Presidenti i Republikes .
Roland Çenko & Kastriot Çenko e kane nisur karjeren ne vitin 1976: Grupi polifonik " Argjiro " njihet ndryshe si grupi i vëllezërve Çenko . Ky grup vjen si trashëgimi familjare e familjes Çenko nga Mersini tek Demo-ja dhe bijtë e tij Rolandi dhe Kastrioti.
Grupi “ Argjiro “ erdhi pas kontributit që dy vëllezërit kishin dhënë si themelues dhe si artistë cilësorë popullorë në grupin e asaj kohe të njohur si “ Grupi i të rrinjve “ i cili ishte vazhdues i grupit të pleqeve ku bente pjese dhe babai i Rolandi-t , kengetari me fame Demo Çenko. Me korife Roland Çenko dhe hedhësin e talentuar Kastriot Çenko ky grup u bë menjëherë i dashur për publikun e gjerë. Aktiviteti i këtij grupi shtrihet brënda dhe jashtë vendit. Grupi si mbartës i vlerave më të spikatura të polifonisë Gjirokastrite ka marrë pjesë në tre Festivale Folklorike Kombëtare duke sjellë motive tejet të veçanta të ngelura në memorien e banorëve të qytetit. Specifika unike e këtij grupi mbetet mënyra e të kënduarit me dy hedhje. Grupi “ Argjiro “ mbetet shembull tipik i mësimit dhe mbartjes së këngës polifonike nga gjiri i familjes. Sot pjesë e këtij grupi është edhe brezi i katërt i familjes Çenko , Alvaro.
Korifeu i këtij grupi Roland Çenko është fitues i dy projekteve për iso-polifoninë dhe jep kontribut në të gjitha shkollat e qytetit dhe aktivitet e organizuara në bazë qarku. Sezoni turistik e gjen këtë grup përpara vizitorëve të huaj që vizitojnë qytetin e gurtë të cilët tërhiqen gjithmonë e më shumë nga interpretimit virtuoz i artistëve në përbërje te tij.

Grupi " Argjiro " përbëhet nga : Roland Çenko , Mersin Haska , Kastriot Çenko , Shkelqim Seiti , Ferdi Sino , Mariglen Berberi dhe Alvaro Çenko.

No comments:

Post a Comment