12 August 2016

Gjirokastër, Vijojnë aksionet per marijuan, asgjësohen rreth 1900 bimë

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur "Arat e Keçanje" , në Malin e Gjerë , u konstatuan dhe u asgjësuan  në një parcelë 1900 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".

No comments:

Post a Comment