25 August 2016

Gazetarja Meta me plot te drejte: merruni me fenomenin , jo me mua

Permes rrjetit social gazetarja Brikena Meta  ka shperndare nje mesazh pas komenetve te shumta ne nje foto gjate operacionit ne Kalivac. 

Ja mesazhi i plote: 
Nje foto e shkrepur jo nga une, por me protagoniste mua dhe nje status i gazetarit Telnis Skuqi, nderkohe qe une po beja thjesht punen time si gazetare terreni, zgjoi kaq shume debate ne thelb te kota. Pothuajse te gjithe u moren me gazetaren, 99% e atyre qe komentuan pa e njohur fare ate (mua ne rastin konkret) dhe background -in tim si gazetare. Ajo qe me beri pershtypje nuk ishin komentet ofenduese, pa shkak e arsye, por fakti qe askush nuk u morr me fenomenin, ate per te cilen gazetaret ndodheshin aty. Si ka mundesi qe ne ende vijojme t'i kushtojme rendesi detajeve pa vlere, sulmojme kedo qe punon, aq me keq akoma nese ky eshte i ndergjegjshem, realist dhe profesional ne punen e tij. Dhe jane pikerisht keto prioritete qe une i kam praktikuar ne punen time. Per asnje rast te vetem gjate punes sime si gazetare nuk ia kam lejuar vetes te bej lajm me "skupe", jam treguar perhere realiste ne raportimet e mia, duke i qendruar besnike fakteve dhe konfirmimeve, duke cituar perhere burimin. E vertete qe sot ishim "te ftuarit" e policise ne nje prej aksioneve te tyre, por keto lloj aksionesh e mbartin perhere rrezikun me vete. Jane jo te largeta ditet kur uniformat blu jane pritur me arme nga "pronaret" e parcelave me kanabis. Nga ana tjeter asnje gazetar nuk ka si synim te demtoje "pronaret" e supozuar te tokave qe ligjerisht jane toka pa pronare, as qe nuk i kam permendur ne raportimin tim. Investime kolosale ishin bere ne kodrat e Kalivaçit, por ata qe bene keto investime e kane marre parasysh rrezikun, si thuhet rendom "kjo puna e kultivimit te kanabisit eshte telebingo". Prandaj te nderuar komentues, mos sulmoni gazetaret pa shkak e pa arsye, kjo eshte puna jone. Ndryshimi qendron mes atyre gazetareve qe dine te ruajne profesionalizmin ne cdo situate dhe te tjereve qe mendojne se jane gazetare, por ne te vertete jane shume larg meritimit te ketij emri. Percaktimin per veten nuk e jap une, por ata qe me kane besuar kete detyre. Une perpiqem te permiresohem cdo dite dhe ne asnje rast nuk i kam gjykuar koleget e mi, as ne komente, as ne "like" komentesh, sepse e respektoj punen e cdo gazetari duke e njohur mire veshtiresine e saj.

No comments:

Post a Comment