09 August 2016

Fotografi i apasionuar rrefen pervojen ne Gjirokaster

Fotografi i apasionuar Fatjon Plaku ndertoi nje itinerar neper Shqiperi me perjetime qe i ndan perdite gjate diteve te tij. Shkeputem itinerain e dites se nente ne Gjirokaster .

Dita 9 e pushimeve
Pas mrekullive natyrore qe na afroi Permeti, gjate 3 diteve qendrimi, tani e ka rradhen Gjirokastra.
Ndalesen e pare e bera ne fshatin Hormove ku vizitova lapidarin ku jane vendosur eshtrat e Hormoviteve te masakruar nga andartet greke ne vitin 1914. Me pas Teqen e fshatit, ku me pelqeu shume nje thenie e gdhendur ne gur para hyrjes
" Kjo Teqe ka qene vater e ngrohte e atdhetareve qe mekoi ne shekuj
Dije, kulture, patriotizem
Emancipim shoqeror dhe hyjnor me moton:
" Pa atdhe nuk ka fe "
Pasi lash pas Hormoven mora rrugen per Valare, Erind, Cajup duke shijuar natyren fantastike pergjate gjithe rruges qe te ofron Cajupi dhe Zagoria, me pas ne Nderan, Nivan, Sheper, Polican ku pata nje dreke shum te shijshme me pamjen qe te ofron mali Nemerckes, me pas ne Libohove ku vizitova kalane qe e kishin zaptuar pulat dhe qe me duhej te hyja ne oborrin e nje shtepie per te shkuar ne kala, burimin e Zhepes dhe rrapin shekullor (XVI ), nje kafe ne Lazarat e me pas Gjirokaster.

No comments:

Post a Comment