25 August 2016

Edhe Guardia Di Finanza ne operazione ndaj marijuanes


Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Komisariatin e Tepelenës dhe me forcat e FNSH kanë asgjësuar 14 000 bimë narkotike cannabis sattiva në fshatin Kalivaç, njësia administrative Krahës.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e Guardia Di Finanza.
Operacioni është vijim i aksioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i sotëm është zhvilluar në bazë të 6 koordinatave të ardhura nga monitorimi nga ajri i bërë nga Guardia Di Finanza. Nga monitorimi u evidentuan 6 parcela dhe u asgjësuan rreth 14.000 bimëve narkotike, në kodrat e fshatit Kalivaç.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

No comments:

Post a Comment