Mimoza
Kore
TIPARE
GJUHËSORE ARKAIKE NË TË FOLMEN E QYTETIT
TË
GJIROKASTRËS
Të
folmet e veçanta ruajnë edhe sot tipare të konservuara, të cilat përbëjnë një
burim të rëndësishëm të dhënash për gjuhësinë në përgjithësi e për historinë e
gjuhës shqipe, në veçanti. E folmja e qytetit të Gjirokastrës bën pjesë në
dialektin tosk, në nëndialektin e toskërishtes jugore. Dialekti tosk, në
veçanti toskërishtja veriore, pati fatin të normëzohej e mbi bazën e tij u
krijua edhe gjuha jonë letrare. Në fakt, të qenit në bazën e gjuhës letrare, e
vështirëson punën e qëmtimit të këtyre dukurive, por kur dalin në dritë dhe
studiohen, vihet re se sa të afërta paraqiten ato edhe me tipare të dialektit
geg e kjo hedh dritë e na shpien në gjurmët e një shqipeje më unitare. Në këtë
punim do të vëmë re tipare të ruajtura në të gjitha nënsistemet e gjuhës në
këtë të folme periferike, të cilat janë ende në përdorim nga brezi i vjetër,
por që me dashuri “konservohen në mënyrë të ndërgjegjshme”nga brezi i ri i
këtij qyteti.
No comments:
Post a Comment