10 August 2016

Bashkia premton mbjellje te reja pas" kufomave " te rrepeve qe u sharruan sot ne Libohove


Bashkia e Libohoves tha sot se prerja e një peme nuk është asnjëherë një ngjarje për t'u përshëndetur apo që të na gëzojë. Sidomos kur është fjala për rrepet e Libohovës, këto pemë shekullore, të cilat ishin vlerë e shtuar e pasurive natyrore dhe kulturore që ka zona tonë. Por për të shmangur rrezikun që paraqesnin, sot ndërhymë për prerjen e trungjeve të thatë. Bashkia Libohovë do të ripërtërijë sërish këto pemë, për t'i rikthyer sheshit pamjen që na mungon të gjithëve, ndonëse për këtë do të duhen shumë vite.


Fotot Bashkia Libohove 

No comments:

Post a Comment