10 August 2016

Baba Rexhepi i Detroidit nderohet nga besimtaret dhe jo vetem prej tyre, ne 21 vjetorin e vdekjes

Si sot 21 vjet me pare nderoi jete atdhetari, patrioti, dijetari dhe kleriku yne Baba Rexhep Beqiri. 


Baba Rexhepi, një jetë e jetuar për fe dhe atdhe

“Kur të vdes nuk dua ceremoni mortore. Amanet atë rasën e gurit që kam marrë nga Gjirokastra, të ma vendosni te koka”

Nga Eugen Shehu
Lindi në gushtin e vitit 1901 në qytetin e gurtë të shtetit amë, Gjirokastrës.U rrethua që në vitet e para të jetës,me legjendën e famshme të kështjellës që mbante emrin e Argjiro dhe që u lëshua si erë nga bedenat e kalasë,vetëm e vetëm për mos ti ranë nën sundimin e të tjerëve.U rrethua prej tregimeve mbi trimëritë e pashallarëve të Gjirokastrës,fama e të cilëve arrinte deri në Athinë.Por pati edhe një fat të madh që do t’i paraprinte rrugëve të së ardhmes së vet.Ishte nipi i parë,i të mrekullushmit Baba Selim,i teqesë së Zallit në Gjirokastër.Rexhepi i vogël,shkonte të mësonte në shkollën fillore të Gjirokastrës,në vitin 1907.Gjuha e përdorur aty ishte turqishtja por fati i madh e çonte vogëlushin çdo ditë në Teqenë e Zallit,tek daja i tij ( vëllai i nënës) i cili i mësonte në odën e madhe,gjuhën e bukur shqipe.Dhe tok me gjuhën e bukur tonën,Baba Selim ushqente në shpirtin e nipit të vet, dashurinë e madhe për Shqipërinë.Dihet tanimë se në vitet 1906-1909,Teqeja e Zallit në Gjirokastër ka qenë shëndrruar në çerdhe të madhe të shqiptarizmës.Shahin Kolonja e Sulejman Delvina, Cerçiz e Bajo Topulli, Mihail Grameno dhe Qemal Panariti, shkonin shpesh në dhomën e kësaj teqeje dhe në biseda me Baba Selimin ideonin kryengritjen e përgjithshme shqiptare për pavarsi kombëtare.


No comments:

Post a Comment