17 August 2016

Autobuzi me turiste del nga rruga ne Tepelene,lendime pa problem per jeten

Del nga rruga një autobuz që transportonte turistë të huaj ,dëmtohen lehtë 6 turist.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Arben Lame , 46 vjeç, banues në Fier , pasi  duke drejtuar mjetin autobuz tip "Benz" , (20+1), me targa AA 520 NA, në hyrje të qytetit Tepelenë ka humbur kontrollin e mjetit , ka dal nga rruga duke u përplasur ne anen e sipërme të rrugës, ku për pasojë kanë marre dëmtime të lehta 6 turistë :

S.K , 6 vjeçe ,banuese në SHBA, jashtë rrezikut për jetën.
A.F , 66 vjeç dhe R.F , 79 vjeç banues në Tirinad-Tabako (të dy këta shtetas ndodhen në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën ).
M.H ,70 vjeçe banuese ne SHBA,
J. H, 63 vjeç, dhe R.P 64 vjeç. Të tre këta shtetas ndodhen në spitalin e Gjirokastrës ,me dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën .

No comments:

Post a Comment