10 August 2016

Aeroporti i Jugut 75 milione euro.ja hapat qe do te ndiqen




Puna për ndërtimin e arereoportit të jugut do të nisë në vitin 2019, do të kushtojë 75 milionë euro, dhe do të jepet me koncesion. Report Tv ka zbardhur draftin e strategjisë finale dhe planveprimin e Ministrisë së Transporteve për këtë sektor, i përfunduar në janar të këtij viti. 


Strategjia përcakton që më vitin të përcaktohet vendi ku do ndërtohet aeroporti, si dhe kostot për blerjen e tokës. Po këtë vit do studiohen edhe mundësitë për dhënien e tij me koncesion. Paralelisht do të nisë edhe procesi i tenderimit për përzgjedhjen një kompanie që do bëjë studimin dhe dizajnimin e infrastrukturës së aeroportit. Sipas planverpimit, në vitin 2017 duhet të ketë përfunduar përzgjedhja e kësaj kompanie, e cila në vitin 2018 duhet të ketë gati dhe projektin. Po në vitin 2018 do të nisë procesi i tenderimit për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë punimet infrastrukturore për aeroportin, si dhe blerja e tokës. Në vitin 2019 do të përzgjidhet kompania që do kryejë punimet, e cila duhet të nisë punën që këtë vit. 



Vertëm pak ditë më parë Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë konkret për ndërtimin e aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrinë e Transportit dhe Autoritetin e Avicionit Civil që të kryejnë tenderimin e projektit për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin aeroportit. Shuma e vënë në dispozicion është 30 milionë lekë. Studimi do të përcaktojë vendin se ku do të ndërtohet ky aeroport, numrin e mundshëm të udhëtarëve dhe përfitimet. I gjithë procesi do të monitorohet nga Ministria e Trasnportit.  

No comments:

Post a Comment