06 July 2016

VIZITA E ZYRTAREVE TE LARTE TE UNESCO MBAHET LARG SYVE TE MEDIAS

Ditën e Martë, Drejtoresha e Zyrës Rajonale te UNESCO për shkencën dhe kulturën zj. Ana Luiza Thompson –Flores e shoqëruar nga Ministre e Kulturës zj. Mirela Kumbaro , Sinisa Sesum shefi I zyrës së Sarajevës dhe nga drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës zj. Arta Dollani , vizituan qytetin e Gjirokastrës 
Pjesë e axhendës ishte vizita në shtëpinë KADARE, në shtëpinë e Skëndulatëve, në banesën Kokobobo dhe në kalanë e qytetit. Arsyeja e vizitës ishte për të parë nga afër mundësinë e financimit të projekteve të restaurimit në qytetin e Gjorokastrës. Vizita u mbajt larg syve te medias.

No comments:

Post a Comment