15 July 2016

Shume arsye per shkarkimin e Drejtorit te Hipotekes ne Gjirokaster por asnje nuk duket flagrante

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mbështetur në nenin 19, pika 2 të ligjit nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, me propozim të Kryeregjistruesit ka shkarkuar sot z. Florjan Hysi nga detyra e Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gjirokastër.
Shkarkimi nga detyra ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes të rregullt të detyrës së ngarkuar nga ligji.
Shkaqe të kësaj mase disiplinore që u vlerësuan nga Ministri Drejtësisë janë:
– Mosrepektimin e afateve për trajtimin dhe dhënien e sëhrbimit të kërkuar nga qytetarët;
– Mungesë të theksuar në administrimin e funksionit publik;
– Performancë e ulët gjatë ushtrimit të detyrës.

Ministri Manjani gjen rastin të përsërisë edhe njëherë qëndrimin e tij për të mos toleruar asnjë rast të shpërdorimit të funksionit publik në shërbim të qytetarëve.

No comments:

Post a Comment