Policia tha sot se zbuloi një vatër të
mbjellë me narkotikë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës dhe arrestoi një 40
vjeçar. Operacioni erdhi dy vjet pas një ndërhyrje në shkallë të gjerë në këtë
fshat të njohur për kultivimin e marijuanës. Rikthimi i kultivimit në Lazarat vjen në një kohë kur në shumë rajone të
vendit është përhapur gjerësisht mbjellja e marijuanës. Plantacionet me
marijuanë janë mbjellë në zona malore dhe lugina me mundësi ujitjeje dhe kjo
dëshmohet gjatë operacioneve të përditshme të forcave policore. Vetëm në zonën
e Memaliajt ,Këlcyrës dhe Gjirokastrës policia ka raportuar shkatërrime
plantacionesh me dhjetëra mijëra bimë narkotike. Pak ditë më parë kultivimi i
lëndës narkotike u shënua edhe në zonën kufitare greke afër Shqipërisë ku
policia e Janinës shkatërroi mbi 3000m bimë narkotike. Dyshimet policore greke
ishin se lënda narkotike ishte kultivuar nga trafikantët shqiptarë.
No comments:
Post a Comment