09 July 2016

Punësimi ne 2015



Gjatë vitit 2015 numri i të punësuarëve në grupmoshën 15-64 vjeç shënoi një rritje me gati 3 % krahasuar me 2014 ( 50,5 % ne 52,9%). Shkalla e punësimit si për meshkujt ashtu dhe për femrat është rritur respektivisht me 2,5 % për meshkujt dhe 2 % për femrat.
Struktura e punësimit sipas statusit në punësim tregon se 19,7% e femrave janë të punësuar me pagë krahasuar kjo me 25 % të meshkujve. Përqindja e të vetë-punësuarave femra ka një rritje të lehtë krahasuar me 2014, por sërish është gati tri herë më pak sesa % e meshkujve të vetë-punësuar (përkatësisht 8% për femrat dhe 22,7% për meshkujt). Ndërkohë që femrat si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes vazhdon të mos ketë ndryshim dhe të jetë më i lartë sesa meshkujt (përkatësisht 18 % për gratë dhe 13 % për burrat).
Sa i përket punësimit sipas aktiviteteve ekonomike, në vitin 2015 rezulton se sektori bujqësor punëson 41,3% e të punësuarve duke pësuar një rënie me 1 % krahasuar me vitin 2014. Rënia e të punësuarve në këtë sektor i atribuohet rënies në numrin e të punësuarave femra në këtë sektor me gati 2 % krahasuar me vitin 2014. Sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e grave pas sektorit të bujqësisë është ai i shërbimeve jo të tregut ku përfshihen aktivitete si administrimi publik, shërbimet sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera.

Edhe për popullsinë e meshkujve të moshës 15-64 vjeç punësimi mbizotëron në sektorin e bujqësisë, por në një shkallë shumë të ulët sesa për femrat.

No comments:

Post a Comment