![]() |
Foto Eco Albania |
Banorët
e Luginës së Vjosës protestuan të enjten për dhënien e koncesionit të
Hidrocentralit te Poçemit mbi lumin Vjosë.
Për
rreth 30 minuta grupe banorësh bllokuan segmentin e rrugës kombëtare që lidh
Levanin me Tepelenën, duke kërkuar nga qeveria që të anulojë planet për
ndërtimin e Hidrocentralit.
Kompania
turke që ka fituar konçesionin për ndërtimin e Hidrocentralit të Poçemit në
lumin e Vjosës ka filluar këto ditë punën për projektimin e digës, por banorët
e zonave përreth e kanë kundërshtuar këtë hap.
Autoritetet
shqiptare të Ministrisë së Energjisë e shpallën në fillim të majit të këtij
viti vendimin për dhënien me konçesion 35 vjeçar për ndërtimin e hidrocentralit
të Poçemit, në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa, tek një Kompani turke.
Sipas
projektit, Hidrocentrali i Poçemit parashikohet të ketë fuqi të instaluar prej
99.5 mw, dhe prodhim vjetor prej rreth 305 milionë kwh. Nëse ndërtohet, Poçemi
do të bëhet hidrocentrali i dytë më i madh i dhënë me koncesion për nga niveli
i prodhimit, pas projektit të Kaskadës së Devollit.
Sipas
kompanisë turke që fitoi koncesionin, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të
kushtojë rreht 101 milionë euro.
Hidrocentrali
i Poçemit, është një nga 8 Hidrocentralet e parashikuara në Lumin Vjosë. Sipas
një koalicioni të gjerë të Organizatave Mjedisore ndërtimi i digave në Poçem
dhe Kalivaç si dhe hidrocentraleve të vegjël në degët e Vjosës si Lengaricë,
Bënçë, Shushicë, Kardhiq, Picar etj, do t'i jepte fund vizionit për një Park
Kombëtar në rrjedhën e Vjosës.
Parlamenti
Europian i ka kërkuar kohët e fundit qeverisë shqiptare të rishikojë projektet
hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të këtij lumi dhe të hartojë
Planet e Ndikimit në Mjedis përpara se projektet të vihen në zbatim.
No comments:
Post a Comment