18 July 2016

Prokurori kerkon denim me burg per Ish ministrin Ksera

Prokurori ka kerkuar dy vjet burg per sh Ministrin e  Punës Spiro Ksera qe akuzohet për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” . Zoti Ksera është gjykuar me procedurë  të shkurtuar  dhe përfiton uljen e 1/ 3 së dënimit. Kështu nga 3 vjet burg që prokuroria kërkoi në fillim i ulet  1/3 e dënimit . Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh. 
Zoti Ksera i ka hedhur poshte akuzat. Prokuroria kërkoi 2 vite shërbim prove për Elisabeta Dodbibën e Artevis Menen si dhe 1.5 vite burg për Elda Kozajn .

No comments:

Post a Comment