25 July 2016

Policia arreston drejtuesit e mjeteve te aksidentit tragjik ne Gjirokaster


Në lidhje me aksidentin e ndodhur dje, nga shërbimet e policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit  Hasan Dedja, 58 vjeç , banues në Tiranë dhe shtetasi Irfan Hasani ,31 vjeç, banues në Gjilan ,Kosovë,  pasi: Në orën 14:00, datë 24.07.2016 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë,  në vëndin e quajtur kryqëzimin i rrugës Mashkullorë, mjeti Nisan me targa ZH 750960 që drejtohej nga shtetasi Irfan Hasani që lëvizte  në drejtim Tepelenë-Gjirokastër është përplasur  me mjetin fugon Benc me targa AA760LI që drejtohej nga shtetasi Hasan Dedja që lëviste  në drejtim Gjirokastër –Tepelenë dhe si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasia A. H ,38 vjeçe,banuese në Tiranë,e bija D.D, 9 muajshe që ndodheshin  në mjetin me targa AA760LI dhe shtetasi L. H ,1 vjeç e gjysmë që ndodhej në mjetin me targa ZH 750960 dhe janë dëmtuar shtetasit P. H ,26 vjeçe ,H.D,  G. Sh,  K. Gj 9 vjeç, E.Gj , 13vjeç, L.H 3 vjeç e gjysmë , E. Gj dhe I.H të cilët pasi morën ndihmën mjeksore në spitalin rajonal Gjirokastër  u trasportuan për ndihmë mjeksore më të specializuar në spitalin e traumës Tiranë   Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment