10 July 2016

Pjesëmarrja e gruas në vendimarrje

INSTAT

Të dhënat e para në lidhje me përbërjen e Parlamentit të Shqipërisë vijnë nga legjislacioni i vitit 1920. Gjatë asaj periudhe Parlamenti i Shqipërisë përbëhej vetëm nga burra. Pasi gratë në Shqipëri fituan të drejtën e votës, anëtaret e para gra në Parlament u zgjodhën në legjislacionin e vitit 1945.
Shkalla e pjesëmarrjes së grave në Parlamentin Shqiptar ka qënë praktikisht konstante gjatë legjislacioneve të 1997, 2001 dhe 2005 nuk shkon mbi 10%. Gjatë periudhës 2001-2005, në Parlament pjesëmarrjen më të madhe e kanë pasur burrat, konkretisht me 94%. Përmirësimi i ndjeshëm i shifrave të grave deputete në Parlamentin e Shqipërisë u bë i mundur pas përfshirjes së kuotës 30% në ndryshimet e Kodit Zgjedhor në vitin 2008. Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009, pjesëmarrja e grave në parlament u rrit me më shumë sesa dyfishi nga 7% në 16%.
Tendenca në rritje vihet re edhe në zjedhjet parlamentare 2013 ku arriti në 18%. Nga viti 2013 deri ne vitin 2015, tendenca në rritja e numrit të grave dhe vajzave në parlament ka vazhduar si efekt i zëvendësimit të burrave deputetë me gra deputete, si pasojë e lënies së mandateve. Si rezultat i këtij zëvendësimi në vitin 2015 kemi 23% gra anëtare Parlamenti. Ndër nëntë komisionet parlamentare, pjesëmarrja më e madhe me gra është në “Komisionin për punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë” me rreth 47%, ku diskutohen dhe shqyrtohen një sërë ligjesh dhe nismash që prekin fuqizimin ekonomik dhe mbështetjen e grave me politika sociale

No comments:

Post a Comment