27 July 2016

Per 45 gram marijuane rrezikon disa vite burg

Arrestohet  në flagrancë shtetasi:
Adriatik Xhelili ,34 vjeç, banues në Sarandë. Ky person u arrestua pasi: Në P.P.K.Kakavijë në dalje të Republikës së Shqipërisë, nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip "Nissan" me targ ATB 8342 ku drejtues mjeti ishte ky shtetas, i'u gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike, brenda së cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva.Pesha totale e lëndës  rezultoi 45 gramë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh ", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment