29 July 2016

Nga Durresit dhe Korca per narkotike ne Becisht


Asgjësohen 1720 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohen dy shtetas, si dhe shpallet një i tret në kërkim(të dyshuar si kultivuesit). Nga efektivët e Komisariatit Tepelenë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Ylleson Shuli , 64 vjeç, banues Korçë
Aldo  Halili, 20 vjeç, banues në  Durrës

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.H ,pasie gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Gropa e Vodicës” në fshatin Beçisht,Tepelenë, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1720 bimë e dyshuar Canabis Sativa.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale " Kultivim i bimëve narkotike ,i kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 284 & 25  i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment